Dëshmia e Erdetit: Hapa derën me dhunë dhe kam shkuar direkt tek dhoma e gjumit ku më pas…

11/01/2020 16:04

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku si dhe të vetë autorit, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut, si dhe ekspertizën që i është bërë trupit të viktimës.

Dëshmitar është edhe vëllai i vrasësit, Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas.

Ervin Çapoku i tha policisë siç thonë burime për gazetaren Anila Hoxha: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”.

Deklaratë ka dhënë edhe djali i dajës së tij Apostol Bidika i cili është shprehur se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkelejdës në telefon dhe Erdeti është shprehur: Pse, ka vdekur ajo?

Erdeti natën e vrasjes ka shkuar për të fjetur tek banesa e Apostolit ku derën ja ka hapur një shok i tij i cili është shprehur se Erdeti i kishte kërkuar që të linte biçikletën diku ku nuk shihej dhe e ka lënë në katin e dytë.

Dëshmia e Erdetit:

Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera janë ndërruar kam dalë tek “Ura Ngushtë” në anën e Laprakës, piva kafe u ktheva në shtëpi kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi e mbaja si masë mbrojtëse mora një thikë që e kisha në banesë dola shkova tek “Ura Ngushtë” tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës, kam shikuar rrotull nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit.

Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që  Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit mua mu errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj.

Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë” dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën.

Kaq kam për të deklaruar.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA