Aleksandri i Madh Maqedonisë padyshim është burri dhe strategu ushtarak më i madh që ka njohur njerëzimi deri më sot.
Aleksandri lindi në Pella, Maqedoni më 20 korrik, 356 p.e.s, nga mbreti Filip II dhe mbretëresha Olimpia, që ishte bija e mbretit të Epirit, Neoptolem. Mësimet e hershme Aleksandri i mori nga Leonidha, që i mësoi atij matematikë, kalërim dhe përdorimin e harkut. Mësuesi tjetër ishte Lisimaku, i cili përdorte improvizime prej aktori për të kapur vëmendjen e princit, të cilit i pëlqente kur ai imitonte Akilin. Në vitin 343 p.e.s, mbreti Filip punësoi filozofin Aristotel.
Gjatë tre viteve, Aristoteli, i mësoi Aleksandrit filozofi, poezi, dramë, shkencë e politikë. Pavarësisht se njihet si një nga gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Aleksandri e donte filozofinë aq shumë sa që gjatë pushtimit të tij të Indisë, ai heshti fushatën e tij ushtarake për të patur diskutime të gjata me filozofët hindu.
Aleksandri ndërtoi një perandori me një sipërfaqe prej 5.4 milionë km katror, dhe këtë e bëri brënda një periudhe kohore jashtëzakonisht të shkurtër. Ndikimi i krijimit të perandorisë së tij do të shumë herë më i madh se vetë krijimi i saj. Sepse Aleksandri ngriti bazat e qytetrimit grek deri në Azinë Qëndrore dhe Indi. Pushtimet e tij krijuan “botën helene” një përzierje e mrekullueshme e kulturës greke me atë aziatike.
Gjatë kohës që ishte mbret i Maqedonisë (336-323 p.e.s), Aleksandri bashkoi qytet-shtetet greke, rikrijoi Lidhjen e Korintit, u bë mbret i Persisë, Babilonisë dhe Azisë dhe gjithashtu krijoi koloni në Iran. Taktikat dhe strategjitë e Aleksandrit të Madh studiohen akoma në akademitë e sotme. Nga fitorja e parë në moshën 18-vjeçare deri në vdekje ai nuk humbi asnjë betejë.
Beteja me persët është një nga arritjet më të mëdha të tij, ku arriti ti mposhte ata. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47 mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej burrave të tij. Aleksandri ishte një njeri që lexonte shumë libra. Iliada dhe Odisea ishin librat e tij të preferuar. Që nga fëmijëria ai ishte i frymëzuar nga heronjtë e Homerit dhe e zinte gjumi me Iliadën nën jastëk e tij.
Megjithatë, idhulli më i madh i Aleksandrit ishte një dhe i vetëm, Herkuli. Admirimi i tij për figurën më të famshme greke mitologjike të të gjitha kohërave ishte aq e thellë, saqë ai e quajti veten biri i Zeusit. Aleksandri i Madh është përgjegjës për lindjen e një periudhe të tërë historike, i njohur gjerësisht si periudha helenistike. Gjatë kësaj kohe, ndikimi kulturor grek dhe pushteti ishte në kulmin e tij në Evropë, Afrikë dhe Azi. Kultura greke bëri gjithashtu progres në eksplorim, letërsi, teatër, arkitekturë, muzikë, matematikë, filozofi, dhe shkencë. Shkaqet e vdekjes së Aleksandrit mbeten një nga misteret më të mëdha të botës antike. Në vitin 323 , Aleksandri i Madh u sëmur pas një gote me verë që piu gjatë një feste. Dy javë më vonë, udhëheqësi 32 vjeçar, vdiq. Duke qenë se babai i Aleksandrit u vra nga truproja i vet, dyshimet u ngritën për gjeneralin Antipater dhe djalin e tij Cassander, i cili më vonë vrau gruan dhe djalin e Aleksandrit.
Disa biografë kanë spekuluar se Aristoteli, që kishte lidhje me familjen Antipater, mund të jetë përfshirë. Ndërsa në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë spekulluar se malaria dhe infeksioni në mushkëri mund të kenë bërë që kreu i Maqedonisë të humbte jetën. Lavdinë dhe bëmat e tij i lakmonin që nga Jul Çezari, Pirrua i Epirit, Hanibali i Kartagjenës, dhe deri tek Napoleon Bonaparti. Një figurë e të tilla përmasave, është e përligjur që të jetë pjesë e krenarisë kombëtare e vendit dhe popullit të cilit i përket, dhe pjesë e pandashme e historisë botërore.
Disa nga aforizmat e tij më brilante:
– I jam borxhli tim eti që më ka dhënë jetën, por i jam borxhli mësuesit tim që më mësoi si të jetoj mirë.
– Nuk ka asgjë të pamundur për atë që përpiqet.
– Nga sjellja e secilit, varet fati i të gjithëve.
– Nuk frikësohem nga një tufë luanësh drejtuar nga një dele, por nga një tufë delesh, drejtuar nga një luan.
– Varroseni trupin tim dhe mos ndërtoni asnjë monument. I lini duart e mia jashtë në mënyrë që njerëzit të dinë se as ai që pushtoi botën nuk kishte asgjë në dorë kur vdiq.
– Do të preferoja të jetoja një jetë të shkurtër plot lavdi, sesa një jetë të gjatë në errësirë.
– Unë nuk vjedh fitore!
– Me sjelljet e duhura, limet e vendosura ndaj vetes zhduken.
Top Channel