Penalltitë përcaktojnë fituesin, Italia shkon në finalen e mini-turneut “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”

10/01/2020 19:08

Pika e 11-metërshit përcaktoi dhe fituesin e miqësores së luksit midis veteranëve të Shqipërisë dhe Italisë. Në finale shkon Italia e drejtuar nga Giani De Biazi.

Ervin skela gjuajti i pari për tanët duke shënuar me një goditje të fortë në anën e majtë të tij ndërsa portieri u drejtua nga krahu tjetër. Carbone ishte i pari që gjuajti për Italianët duke e dërguar topin në rrjetë, portieri Beqaj e kuptoi krahun por nuk arriti që ta ndalonte gjuajtjen e tij.

Klodian Duro “zhgënjen”, tifozët në shkallët e stadiumit “Air Albania”, të cilët mendonin që Duro nuk do ta humbiste penalltinë pasi gjithmonë është konsideruar si një ekspert për gjuajtjet e penalltive.Më pas ishte radha e numrit 11-të e të kaltërve, i cili me një gjuajtje shumë të fuqishme nuk i lejoj asnjë shans portierit Beqaj

Penalltitë regjistruan dhe një episod mjaft interesant. Aliaj  godet topin por topi pritej nga portieri i italianëve, arbitri e sinjalizoi si të parregullt, pasi portieri ndodhej pak më përpara në momentin e gjuajtjes.

Pas përsëritjes së penalltisë Aliaj nuk gabon dhe e dërgon lehtësisht në rrjetë. Fitorja kishte firmën e numrit 6-të të italianëve i cili me një gjuajtje teknike dhe të lehtë mundi për herë të tretë portierin kuqezi. Gol që i dha dhe fitoren duke e dërguar ekipin e tij në finalen e turneut.

 

FOTO GALERI
2/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA