Karagounis: Nuk e harroj Shqipërinë, ish-lojtari i kombëtares greke kujton humbjen e vitit 2004 në Tiranë

10/01/2020 02:07

Disa nga yjet e kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë kanë mbërritur në Tiranë gjatë ditës së djeshme për ndeshjen e sotme në mbëmje në “Air Albania Stadium”, nën kauzën Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku. Një nga ikonat e futbollit grek, pjesë e kombëtares më të suksessme të tyre të 2004-s kur u shpallën edhe kampion të Europës, Jorgo Karagonuis tregon për Top Channel, gadishmërinë për të qenë pjesë e kësaj kauze.

“Menjëherë sapo mësuam për kauzën që do të zhvillohej ky aktivitet ju përgjigjëm menjëherë ftesës pozitivisht pasi është kënaqësi për ne që të jemi në ndihmë të popullit shqiptar në këto momente pasi jemi këtu për të ndihmuar”- tha Karagounis.

Në aspektin sportiv, Karagunis nuk e harron kurrë Shqipërinë dhe Tiranën, për hidherimin e marrë nga humbja në “Qemal Stafa” 2-1 përball kuqezinjve, edhe pse me petkun e kampionëve të Europës në fuqi.

“Ehh ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për Greqinë ajo e vitit 2004. Përballë kishim një Shqipëri shumë të mirë dhe atmosfera e tifozerisë ishte tepër e zjarrtë. Nuk kam si ta harroj atë që ndodhi e mbaj mënd shumë mirë”- vijoi më tej greku.

Këtë herë si italian dhe jo si shqiptar i natyralizuar, Xhani De Biasi nuk mund të mungonte në grupin e përfaqësueses së Italisë.

“Është shumë e rëndësishme që të ndihmohen familjet në nevojë pas asaj që ndodhi. Ky aktivitet është një mënyrë për të treguar afrimitetin mes popujve e vendeve të ndryshme, pasi përveë ne italianëve do të jenë edhe grekët dhe turqit. Ky është një moment solidariteti dhe nëpërmjet futbollit mund të shpehësh gjëra shumë pozitive”- tha De Biazi.

Për herë të parë në karrierë ai do të jetë trajner i një skuadre kundër Shqipërisë.

“Nuk di se çfarë ndjesie do të më japë që të jem trajner kundër Shqipërisë, por ndeshja do të jetë krejtësisht miqësore, rëndësi do të ketë të vijnë sa më shumë njerëz në stadium sepse kjo është mënyra për të kontribuar ekonomikisht për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit”-vijoi italiani.

Top Channel