Atletico i falet VAR-it e përmbys Barçën, finalja është një derbi i Madridit

09/01/2020 23:51

Nuk do të jetë një El Clasico, për një derbi i Madridit finalja e Superkupës së Spanjës, me kompeticionit që po zhvillohet me një format të ri në Jeddah të Arabisë Saudite.

Në gjysmëfinalen e dytë të zhvilluar në stadiumin “King Abdullah” Atletico e Madridit eliminoi Barcelonës me një fitore me përmbysje 2-3, e kushtëzuar edhe nga VAR-i që i anuloi dy gola shumë të diskutueshëm “blaugranave”: një Messit për marrje të topit me krah dhe një tjetër mbrojtësit Pique, për pozicion jashtë loje milimetrik të Arturo Vidalit.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë (fraksioni i parë përfundoi 0-0, pa shumë raste për shënim), kur vetëm pak çaste pas topi nisi nga qendra, realizuan “Los Colchoneros” me Koke, pas asistit të marrë nga Correa, 0-1.

Kundërpërgjigjet shumë shpejt Barcelona, e “yllin” e saj Lionel Messi, që gjeti hapësirën e duhur, edhe pse ishte mes mbrojtësve, për të mposhtur portierin Oblak, me një gjuajtje me të djathtën.

Në të 60-ën Messi dhuron sërish spektakël me lëvizjet e tij të befasishme në zonë, por për habinë e të gjithëve, goli i tij u anulua për marrjen e gabuar të topit me krah. Nuk janë dakord futbollistët e Barçës, por nuk dyshon për vendimin e tij, pasi pa pamjet e përsëritura, kryesori Gonzalez.
Vetëm dy minuta me vonë Barcelona realizoi një tjetër gol me Antoine Grizemann, që shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portieri pas goditjes me kokë të Suarezit, dhe këtë herë nuk kishte asnjë pretendim për diçka të parregullt.

Dominimi i Barcelonës vijoi edhe në minutat në vazhdim, madje katalanët shënuan sërish me Pique, por prapë ndërhyri sistemi VAR, me kryesorin Gonzalez që e anuloi për pozicion milimetrik jashtë loje të Vidalit në momenti e pasimit të Messit.

Pikërisht këtu mori kthesë loja, me Atleticon që krijoi raste të njëpasnjëshme, duke përmbysur rezultatin. Fillimisht Neto shkaktoi 11-metërsh, duke i dhënë mundësinë Alvaro Moratas të barazonte rezultatin (2-2), ndërsa 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Correa, i shërbyer nga Morata, realizoi golin e tretë për “Los Colchoneros” dhe të atë përmbysjes së madhe, që i siguroi skuadrës së Simeones finalen përballë Realit, që do të zhvillohet më 12 janar, në të njëjtin stadium.

Top Channel