Manchester City mund të konsiderohet si finalistja e parë e Carabao Cup ose ndryshe Kupës së Ligës në Angli. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni fituan lehtësisht sfidën e parë gjysmëfinale duke mposhtur në derbi Manchester United, brenda në Old Trafford me shifrat 1-3.

Bernardo Silva, Riyad Mahrez me golat e tyre dhe autogoli i brazilianit Andreas Pereira i dhanë avantazhin e trefishtë City-t që në pjesën e parë.

Goli i Rashford në minutën e 70-të i shërbeu vetëm për ta bërë më pak të dhimbshme këtë humbje për Djajtë e Kuq, sepse shpresat e United për të prekur finalen e Carabao Cup janë thuajse të papërfillshme edhe pse në futboll asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale mes tyre do të zhvillohet në datën 29 janar në Emirates Stadium. Gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni do të diskutohet mes Leicester City dhe Aston Villas.

Top Channel