Golden Globes rrëmben vëmendjen si eventi i rëndësishëm që paraprin ceremoninë e çmimeve më prestigjoze të kinematrografisë, atyre Oskar.

Por përveç kureshtjes që rrethon vlerësimin e marrë nga aktorë, regjisorë e skenaristë, ka dhe diçka tjetër që fiton mënyrë të pashmangshme mbulim mediatik në mbrëmjen e globit të artë: shkëlqimi i tapetit të kuq. Yjet shpalosën në Los Angeles tendencat më të fundit të modës, por disa nuk kishin goditur fare në shenje këtë radhë. Duke nisur me Jennifer Lopez.

Përveçse dështoi të kthehej në fituesen e madhe të mbrëmjes me interpretimin e saj në Hustlers, Jennifer u përfol shumë edhe për veshjen që kishte zgjedhur, e cila u përshkrua si një ndër më të “polemizuarat“e mbrëmjes. 50 vjecarja i ktheu vërtet kokat, por jo për mirë, me fustanin e saj që i ngjasonte sipas disa zërave një “dhuratë Krishtlindjesh“. Fjongot gjigante të tij, njëra në ngjyrë të gjelbër dhe tjetra në ngjyrë floriri, janë vënë në lojë nga një pjesë e ndjeksëve ne Twitter.

Në listën e të veshurave me keq kanë përfunduar edhe disa emra të tjerë të njohur, si Reese Witherspoon, Cate Blanchett, apo Gwyneth Paltrow, që në të kaluarën janë lavdëruar për shijet e tyre. Ndërsa të veshurat më mirë u konsideruan pa diskutim Scarlet Johanson, Margot Robbie, Jodie Comer e Nicole Kidman.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA