Në moshën 61 vjeçare, Sharon Stone vazhdon të mbetet një femër tejet joshëse, por edhe për yllin e Hollivudit, nuk është e lehtë të gjejë dashurinë.

Për këtë arsye, aktorja u regjistrua në Bumble, aplikacioni i takimeve për beqarët, por diçka nuk shkoi mirë. Në fakt, shumë përdorues e raportuan menjëherë llogarinë duke menduar se ishte e rreme, dhe kjo bëri që ajo të bllokohej. Sharon e konfirmoi vetë në Twitter që në fakt, ai kishte qenë vërtet profili i saj.

“U regjistrova në Bumble, por më mbyllën llogarinë. E kuptova vetëm kur u përpoqa të kontrolloja listën e takimeve. Disa përdorues kishin nisur të shkruanin se profile im ishte fallco. Bumble, mos më përjashto tani, mos më lër jashtë zgjoit`, ka shkruar ajo në Twitter. Profili I saj është ende I bllokuar dhe personat përgjegjës për aplikacionin, nuk i janë përgjigjur mesazhit të saj në Twitter. A do të thotë kjo vallë, se Sharon do ta kalojë vetëm këtë Vit të Ri?

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA