24/11 22:56
Një adoleshente britanike që pretendoi se ishte dhunuar nga një bandë prej 12 burrash izraelitë është shpallur fajtor për mashtrim.
19-vjeçarja ishte bindur nga gjykata në Qipro që të tregonte historinë e vërtetë që ishte ndryshe.
Një gjykatëse zbuloi se ajo kishte gënjyer për hakmarrje për faktin se ishte filmuar duke bërë seks me një burrë që kishte takuar në hotelin e saj.
Vajza të cilës nuk ishte bërë i ditur emri është dënuar me 1450 pound gjobë dhe një vit burg
Dënimi është shtyrë deri më 7 janar dhe ekipi i saj mbrojtës thotë se ata planifikojnë të apelojnë.
Ndërsa doli nga gjykata, vajza kishte mbuluar fytyrën teksa shoqërohej nga mamaja e saj.
/A.Pali/
Top Channel