Talenti te Borussia! Haaland te Dortmund, blerja e 2019-s

29/12/2019 19:13

Mes planeve të tij për vitin 2020 janë mësimi i gjermanishtes, shënimi i golave, kënaqësia me topin apo suksesi në derbi.

Të gjitha këto sigurisht Borusia e Dortmundit nuk i ka përfshirë seriozisht në kontratën e re me të cilën bindi futbollistin më të kërkuar në merkaton europiane, Erling Haaland.

Futbollisti norvegjez i kthyer në një makinë golash me fanelën e Salzburgut, kishte zgjuar interesimin konkret të Juventus dhe Mancester Junaitid, por në mënyrë surprizë e zgjidhi dilemën rreth tij, ende pa u hapur zyrtarisht merkato.

Erling Haland vlerësohej 80 milionë Euro, por Borusia e Dortmundit ka arritur çuditërisht të aktivizojë klauzolën prej 20 milionësh, duke e marrë që këtë muaj.

19 vjeçari ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje dhe firmosi akordin e ri me ekipin e Signal Iduna Park, deri në vitin 2024. Ai do të paguhet 150 mijë Paund në javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA