Kërcënimi për vrasje ndaj Albin Kurtit, arrestohet Haxhi Hoti
29/12/2019 10:23
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti i cili kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në “Facebook’ është arrestuar nga policia e Kosovës.
Hoti shkruante se Kurti duhet të largohet nga Kosova ose do të vritet.
Në lidhje me këtë rast reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje me anë të një statusi në ‘Facebook’.
zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha: “Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
Top Channel