Presidenti Donald Trump reagoi ndaj lajmeve se skena e tij e shkurtër në filmin e vitit 1992 “Home Alone 2: Lost in New York” ishte prerë nga transmetimet e fundit të një kanali televiziv kanadez.
Ndërsa Trump dukej se vendosi të reagojë përmes një statusi satirik në Twitter, shumë prej fansave të tij, përfshirë djalin e tij më të madh, nuk e pranuan çështjen e prerë dhe të ngritur të paragjykimeve politike – edhe pse rezulton se redaktimi është bërë në vitin 2014, shumë përpara se z. Trump vendosi të kandidojë për president.
Televizioni CBC hoqi skenën ku shihej Donald Trump duke ecur nëpër “Hotel Plaza”, ndërsa aktori Macaulay Culkini cili në film luante rolin e Kevin McCallister, e ndalon atë që t’i kërkojë disa udhëzime.
“Ky film nuk do të jetë kurrë më njësoj (thjeshtë po tallem)”, ishte reagimi i Donald Trumpit në një status në Twitter, shkruan CBS News.
Ndërkohë djali i Presidentit Amerikan, Donald Trump Jr. kritikoi CBC për largimin e skenës në një postim në Instagram, duke e cilësuar transmetuesin kanadez “krejtësisht patetik”.
Top Channel