Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Gazetari Berat Buzhala bëri një lidhje direkte në Open në Top Channel ku foli për Mini-Shengenin ballkanik dhe mungesën e Kosovës në tavolinën e kësaj nisme.
Vuçiç po e shikon tregun e Shqipërisë dhe Kosovës si mundësi e mirë ekonomike për Serbinë. Serbisë nuk i cënohet asgjë në raport me Kosovën duke lexuar Mini-Shegenin- tha Buzhala.
Pse e kritikoni kaq shumë kryeministrin Rama për Mini-Shengenin?- e pyeti Eni Vasili.
Më vjen keq për ato fëmijët që iu subservuan Vuçiçit. Vuçiç i ka duar të lyera me gjak të shqiptarëve. Ndërsa Rama me anë të takimit në Durrës ia mundësoi një krimineli lufte të dalë si figurë e butë dhe mirë në sytë e shqiptarëve.
Ai përkëdheli fëmijët në Durrës, por kokat e fëmijëve të vrara në Kosovë- tha Buzhala.
Top Channel