Sulmi ndaj prokurorit Kuliçi, reagon Meta: Hetim dhe ndëshkim për autorët!

21/12/2019 14:19

Një reagim ka ardhur nga Presidenti i vendit,Ilir Meta pas ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, sulmi me bombë ndaj prokurorit Kuliçi.

Meta, në një postim të tijin në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kërkon hetim dhe ndëshkim për autorët e këtij sulmi dhe askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!”, shkruan Meta.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës. Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqëndrohen hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA