Një profesor mysliman në Pakistan është dënuar me dënim me vdekje, pasi është gjetur fajtor nën akuzat për blasfemi.
Një gjykatë në Multan, më 21 dhjetor, e gjeti fajtor Junaid Hafeez për përhapje të ideve anti-islamike.
Ligji për blasfemi në Pakistan thotë se personat që gjenden fajtorë për fyerje ndaj Zotit, islamit dhe figurave fetare, automatikisht dënohen me vdekje.
Avokati mbrojtës i profesorit Hafeez, Shahbaz Gormani tha se do të apelojë vendimin, duke shtuar se klienti i tij është i pafajshëm.
Hafeez po ashtu është gjobitur me gjysmë milioni rupla pakistaneze (mbi 3,200 dollarë).
Policia e kishte arrestuar profesorin Hafeez më 2013 nën dyshimet se ka shfaqur përmbajtje blasfemike gjatë vizitës së një procesori në Universitetin Bahauddin Zakariya në qytetin Multan.
Ai ka qëndruar për gjashtë vjet në burgim deri duke pritur nisjen e gjykimit.
Organizata Amnesty International në muajin shtator i bëri thirrje autoriteteve pakistaneze që ta lirojnë menjëherë profesorin 33-vjeçar Hafeez.
Top Channel