Në një intervistë të re për NPR, Charlize Theron tha se ajo nuk kishte “turp” të fliste për natën që nëna e saj vrau babanë e saj në vetëmbrojtje.

Ajo tha ishte gjithmonë e hapur për të folur për ngjarjen, pasi dëshironte të dërgonte një mesazh te tjerët që janë në situata të ngjashme që ata kuptojnë se nuk janë vetëm.

“Kjo dhunë në familje është diçka që unë e ndaj me shumë njerëz, nuk kam turp të flas, pasi mendoj se sa më shumë flasim për këto gjëra, aq më shumë e kuptojmë se nuk jemi vetëm në asgjë. Në rastin tim, është historia e rritjes me një të varur dhe atë që varësia i bën një burri”, tha Charlize, e cila ishte 15-vjeçe kur nëna e saj Gerda qëlloi burrin e saj Charles në vitin 1991.

Gerda nuk u ndoq asnjëherë penalisht për vrasjen e burrit të saj, pasi vrasja e tij u karakterizua si vetëmbrojtje. Të shtënat erdhën ndërsa Charles kërcënoi familjen me armë zjarri në shtëpinë e tyre në Afrikën e Jugut, pas së cilës Gerd e qëlloi atë në sytë e Charlize.

Më parë në një prej intervistave të saj, Charlize e përshkroi marrëdhënien e saj me babanë e saj si jashtëzakonisht jo të shëndetshme.

“Babai im ishte një njeri shumë i sëmurë. Ai ka qenë një alkoolist gjatë gjithë jetës. Ishte një situatë mjaft e pashpresë. Unë mendoj se familja ime ishte jashtëzakonisht e pashëndetshme. Sigurisht, uroj që atë natë dhe gjithçka që ndodhi të mos kishte ndodhur kurrë, por për fat të keq ndodh kur nuk arrini të rrini në rrënjë të këtij lloji problemi”, shprehet aktorja e cila së fundi ka qenë pjesë e filmit “Bombshell” që së shpejti do të shfaqet në kinema.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA