Pas dy muajsh SHBA rinis luftën ndaj drogës në rajon, godet një anije në Paqësor, humbin jetën dy personat në bord
Bizhuteri me vlerë 50 milionë dollarë janë vjedhur nga banesa e Tamara Eccclestone në Londër, duke e lënë trashëgimtaren e pasur të “tronditur e të zemëruar”.
Vajza e ish bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone, nuk ishte përballur me situata të tilla. Sipas The Sun, asaj i janë grabitur mes të tjerash unaza e vëthë me vlerë, si dhe një byzylyk Cartier me vlerë 80.000 paundë, të cilin 35 vjeçarja e kishte marrë si dhuratë në dasmë. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, por policia britanike po kërkon për tre burra që kanë qenë brenda godinës në momentin e vjedhjes, dhe që nuk ishin banorë apo punonjës aty.
Të dyshuarit kanë arritur të largohen që përpara se forcat e rendit të thirreshin nga rojet e sigurisë. sipas revistës Forbes, Ecclestone e bleu vilën e saj me 55 dhoma në zonën Kensington në 2011-tën për £45 milionë paundë. Ajo ka shpenzuar miliona të tjerë për ta rinovuar pronën, në mënyrë që të përfshinte dhe një xhakuzi prej kristali, një klub nate privat, një sallë bowling-u, një pishinë e brendshme, një sallon bukurie dhe një SPA për qentë.
Top Channel