Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë mbrëmjen e së premtes në Peqin teksa ndaj mjetit me të cilin udhëtonin është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Viktima Anti Zylyfi gjeti vdekjen rrugës për në spital ndërsa shoku i tij ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.
Policia bën me dije se në drejtim të mjetit ku ndodheshin dy të rinjtë është qëlluar nga një tjetër mjet, ndërkohë që po hetimet po kryhen në bashkëpunim me krimet e rënda.
Policia ka përdorur kamerat e bizneseve për të identifikuar mjetin me të cilin kanë lëvizur autorët e krimit, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e tyre. Gjatë natës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje dhjetëra persona.
Anti Zylyfi, viktima e atentatit ishte kthyer në Shqipëri një ditë para atentatit. Viktimës rreth një vit më parë ju ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë po me kallashnikov.
Atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet të paligjshëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Top Channel