Skandal i madh korrupsioni në Kiev/ Përgjimet zbulojnë një “sistem kriminal” që prekte kontrata miliona dollarëshe, njerëz të afërt me Zelenskyn nën hetim
Në ditët pas publikimit të një videoje virale që tregon liderët botërorë në takimin e NATO-s në Londër duke u “tallur” me të, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar të “kritikojë” homologët e tij.
Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, presidenti i ‘ndjeshëm’ amerikan u përplas gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me më shumë se një duzinë ambasadorësh në Kombet e Bashkuara.
Gjatë këtij takimi privat, presidenti Trump denigroi vazhdimisht kryeministrin kanadez pas shpinës dhe e quajti presidentin francez një “person i bezdisshëm” ndërsa i referohej atij si “i shkurtër”, sipas një individi që ishte i pranishëm në takim.
Trump gjithashtu kritikoi liderin francez që nuk bëri sa duhet për të ndihmuar në negociatat e fundit të Iranit.
Shtypi u lejua në dhomë për fillimin e takimit, gjatë së cilës kohë ambasadorët secili falënderuan presidentin për ftesën në Shtëpinë e Bardhë dhe nënvizuan interesin e tyre për të punuar me SHBA-në për tregtinë, politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.
Ndryshe, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez Justin Trudeau, kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri holandez Mark Rutte u kapën në video duke folur për presidentin Donald Trump gjatë një pritjeje të NATO-s.
Pamjet që qarkulluan gjerësisht në mediat sociale dhe nga faqet e lajmeve në të gjithë botën tregojnë se drejtuesit bëjnë thashetheme për Trump dhe afinitetin e tij për konferenca të zgjatura.
“Ai ishte vonë sepse atij i duhen 40 minuta për një konferencë shtypi”, tha Trudeau.
World leaders caught on camera seemingly joking about Trump behind his back at the Nato summit pic.twitter.com/27uDkxRscx
— The Independent (@Independent) December 4, 2019
Top Channel