Vesa Luma po e shijon maksimum jetesën në Zelandë: Nuk paska lumturi më të madhe se të jetosh në një vend ku fëmija është mbret

12/12/2019 12:34

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka tash e sa vjet që është shpërngulur në Zelandën e Re.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre, Lianin, ka tash e sa vjet që po jetojnë në këtë vend të largët.Familja duket se po shijojnë kohën më të mirë së bashku në atë që njihet si një prej shteteve më paqësore në planet.Vesa së fundmi publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej shumë e lumtur pranë djalit të saj, në një ditë të zakonshme në Auckland.Në mbishkrimin e fotografisë, ajo shkruan se po e shijon pa fund jetesën e të qenit një person i thjeshtë në përditshmëri dhe mbi të gjitha në një vend të pastër – kushte këto që ndoshta i kanë munguar asaj dhe bashkëshortit të saj në fëmijërinë e tyre.
“Nuk paska lumturi ma te madhe se te jetosh si person i thjeshte, ne nje vend ku femiu eshte mbret, thith ajrin e paster ,rrethohet nga nje shoqeri pozitive..gjera qe as une as Geri nuk i kemi perjetu si femije,ose skemi dite as endrra te tilla me i pa,e si te rritur ,per pak sa nuk mbetem tu jetu pa e ndje natyren afer,njerezit e vertete,realitetin..Por ja qe nuk qenka vone dhe po e shijojme bashke me Lianin tani edhe ne”, ka shkruar këngëtarja Luma.

Përndryshe, ajo këtë vit solli një projekt të ri muzikor me këngëtarin Denik Prizreni, i cili u prit mjaft mirë nga fansat.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel