Nipi së bashku me gjyshen e tij 93 vjeçare bëjnë gjëra jashtë çdo imagjinate

10/12/2019 22:27

Është e vërtetë që nipërit shkojnë shumë mirë me gjyshet e tyre, por marrëdhënia e 27 vjeçarit Ross Smith dhe gjyshes së tij 93 vjeçare Pauline Kana kalon përtej çdo imagjinate.

E gjitha nisi 6 vite më parë, ku Ross regjistroi një video e thjeshtë ku shikohej gjyshja e tij e moshuar duke bllokuar një goditje basketbolli, e cila u postua në kanalin e tij në “Youtube” dhe për një kohë shumë të shkurtër video bëri xhiron e botës.

Nisur nga kjo ata të dy së bashku bënë gjëra të pa imagjinueshme, realizuan foto nga më të ndryshmet. Foto ku 93 vjeçarja shihet e veshur si Irlandeze, e veshur me kostum krishtlindjesh, por dhe më e veçanta e veshur si një rosë e stërmadhe në mes të tryezës.

Nga këto foto shumë fanny, dyshja nip-gjyshe kanë arritur të kenë 892 mijë ndjekës në kanalin e tyre në “Youtube”, 2.7 milionë në “Instagram”, dhe 9 milionë në “Facebook”, duke parë ekspresivitetin e dyshes ky numër pritet të shkojë në shifra rekord.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA