Gjigandi i teknologjisë kineze Huawei Technologies, planifikon të zgjerojë linjën e produkteve të mundësuar nga Harmony OS.
Këto produkte do të jenë në dispozicion në Kinë dhe në mbarë botën vitin e ardhshëm. Konsumatorët pritet që ta shohin Harmony OS në telefon, tablet dhe kompjuter, por kjo nuk do të ndodhë akoma, tha kompania.
TV dhe pajisjet e lidhura me TV janë produktet e para që vijnë nga Harmony OS (i quajtur Hogmeng në Kinë).
Wang Chenglu, kryetari i Divizionit të Softuerëve të Huawei, nuk dha detaje se cilat mund të jenë pajisjet e reja, por ai përmendi që Harmony OS mund të gjendej në telefonat e zgjuar të ardhshëm, mikrofonat dhe pajisjet e realitetit virtual.
Kur bëhet fjalë për telefonat, Huawei do të përpiqet të mbajë Google Android OS mbi ta, transmeton KosovaPress.
Harmony OS u prezantua në gusht të këtij viti pasi SHBA vendosi sanksione ndaj kompanisë.
Këto janë aplikuar në disa modele të telefonave premium Huawei deri më tani, por modele të caktuara që atëherë janë shfaqur me versionin e plotë të Android.
Meqenëse ekziston një shans që një version i plotë i Android të gjendet në të paktën disa telefona të ardhshëm Huawei, ata nuk planifikojnë të kalojnë në OS Harmony pa pasur nevojë.
Top Channel