![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/Dizajn-pa-titull-2024-06-16T104019.347-800x450.jpg)
“Ditët në koma, shihja një dritë”, Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën, përlotet Erjona Rusi
16/06 10:41
Cardi B e di që asnjë lidhje nuk është perfekte, përfshirë të sajën!
Pavarësisht se reperja u kritikua shumë nga fansat kur vendosi të rikthehej me Offset pasi ai e tradhëtoi, me të cilin ka dhe një vajzë, ylli i “Bodak Yellow” thotë se beson te falja.
Në një intervistë për revistën “Vogue”, Cardi u shpreh se pasi u nda nga bashkëshorti nuk ishte e lumtur, dhe se ndjente presion nga rrjetet sociale për të mos u ribashkuar me të vetëm se ky i fundit nuk i qëndroi besnik.
Megjithatë për të, rruga e vetme për të mbrojtur martesën është monogamia, e se arriti t’a shpëtonte marrëdhënien me 27 vjeçarin duke u lutur pafund.
“Unë u luta. Unë dhe bashkëshorti im u lutëm. Madje morëm dhe priftërinj!” tha Cardi B.
Top Channel