Adriana vjen me një rrëfim prekës: Kur isha shtatzënë me fëmijën e katërt kuptova se kam tumor në kokë

10/12/2019 17:27

Adriana Matoshi po vazhdon të jetë një prej aktoreve më të suksesshme në trevat shqiptare.

Ajo mbrëmë ka bërë një rrëfim prekës në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, duke folur për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj.
E njëjta tregon se në vitin 2012 ishte diagnostikuar me tumor në kokë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

E njëjta tregon se në vitin 2012 ishte diagnostikuar me tumor në kokë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

“E kuptova që nuk është puna e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaj te “Kthimi”, njëhera i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të dij askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, ka thënë mes të tjerash Matoshi.
Adriana së fundmi ishte pjesë e filmit “Zana”, ku pasi përfundoi xhirimet iu desh të shkojë te psikologu për dy muaj radhazi.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel