“Miss Afrika e Jugut” shpallet më e bukura e Universit: Ngjyra e lëkurës time dhe flokët nuk u kanë pëlqyer kurrë të tjerëve

09/12/2019 10:54

26-vjeçarja Zozibini Tunzi u kurorëzua Miss Universe 2019 të Dielën, në konkursin e mbajtur këtë vit në Atlanta, Georgia.

“Jam rritur në një botë ku një grua që duket si unë – me llojin tim të lëkurës dhe llojin e flokëve të mi – nuk u konsiderua kurrë e bukur,” tha ajo.

“Mendoj se është koha që kjo gjë të ndalë. Unë dua që fëmijët të më shikojnë dhe të shohin fytyrën time dhe dua që ata të shohin fytyrat e tyre të pasqyruara te unë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA