Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku po inspekton disa banesa të dëmtuara nga tërmeti së bashku me ekspertët izraelitë.

Rama dhe ekipi panë fillimisht një pallat i cili siç thanë ekspertët nuk kishte dëme në strukturë, por vetëm kishte nevojë për riparime në muret e brendshme.

“Janë prishur muret por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure, muret janë si lëkura, dëmtohet por nuk krijon rrezik, në këmbë na mban skeleti jo lëkura. Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muraturë”- tha Rama.

Top Channel