Vijon përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 157 raste dhe 13 viktima deri më tani
Një hetim i CNN sjell detaje të reja mbi atentatin ndaj oligarkut ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe ngjarjet e pazakonta që pasuan.
Yermolaev i mbijetoi një shpërthimi pranë banesës së tij, ndërsa gruaja e dyshuar për përfshirjen në atentat, Anastasia Berezovskaya, u largua nga Monako dhe disa ditë më vonë u gjet e vrarë me një plumb në kokë në Ukrainë.
Sipas burimeve pranë hetimit ukrainas, Berezovskaya mund të ketë qenë thjesht një ekzekutore e motivuar financiarisht, ndërsa ende nuk dihet se kush qëndron pas planit për vrasjen e Yermolaev. Hetimet zbuluan se ajo kishte marrë pagesa që arrinin në 6-7 mijë euro përmes transfertave bankare dhe kriptomonedhave. Pas arratisjes nga Monako, ajo u kthye në Ukrainë, ku u mor nga dy persona dhe më pas u vra.
Dy të dyshuarit për vrasjen e saj, Vladislav Reut dhe Vitaly Zykovich, kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Reut, i cili në kohën e atentatit në Monako ishte oficer në shërbim i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), ka pranuar përfshirjen në vrasje, por pretendon se ka vepruar pa dijeninë e eprorëve. Ndërkohë, autoritetet ukrainase mohojnë çdo përfshirje të shërbimit inteligjent në këtë rast.
Vetë Yermolaev thotë se nuk beson se shteti ukrainas ka urdhëruar vrasjen e tij, por dyshon se dikush mund të ketë punësuar privatisht persona me përvojë në operacione të fshehta.
“Përcaktimi se kush e urdhëroi, kjo është pyetja kryesore sot”, deklaroi ai për CNN. Hetimi, sipas raportimit, lë ende pa përgjigje pyetjen kryesore: kush ishte porositësi i atentatit dhe pse synoi oligarkun ukrainas?
Top Channel