Polonia në fazë para-lufte, gjenerali polak: Rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike
Një grua në lidhje me katër burra është shtatzënë me njërin prej tyre, por fëmijën do ta rrisin të gjithë bashkë si familje e vetme.
20-vjeçarja Tori Oheda, nga Florid e SHBA-ve, u njoh me Markun kur ishte 18 vjeçe, në gjimnaz, ndërsa me 23-vjeçarin Trevis u lidh dy muaj më vonë.
Në korrik të vitit 2019, vajza u fejua me Trevisin dhe më pas u lidh me Etanin, 22-vjeç, pak kohë përpara se të dashurohej edhe me Krisin, po 22 vjeç.
Tori e di që babai është Krisi, pasi mbeti shtatzënë kur kishte ikur në pushime vetëm me të, por të katërt burrat do të jenë po njësoj prindër të fëmijës.
Krisi është shumë i lumtur për fëmijën, edhe pse familja e tij ngurron, për shkak të lidhjes së pazakontë.
Për sa i përket xhelozisë, Etani thotë që është gjë që zgjidhet, për sa kohë diskutojnë me njëri-tjetrin. Ndërsa Trevisi beson se xhelozia do të jetë gjithnjë e pranishme, por kur njihesh mirë me tjetrin, nuk mund të jetë problem.
Top Channel