Një grua në lidhje me katër burra është shtatzënë me njërin prej tyre, por fëmijën do ta rrisin të gjithë bashkë si familje e vetme.

20-vjeçarja Tori Oheda, nga Florid e SHBA-ve, u njoh me Markun kur ishte 18 vjeçe, në gjimnaz, ndërsa me 23-vjeçarin Trevis u lidh dy muaj më vonë.

Në korrik të vitit 2019, vajza u fejua me Trevisin dhe më pas u lidh me Etanin, 22-vjeç, pak kohë përpara se të dashurohej edhe me Krisin, po 22 vjeç.

Tori e di që babai është Krisi, pasi mbeti shtatzënë kur kishte ikur në pushime vetëm me të, por të katërt burrat do të jenë po njësoj prindër të fëmijës.

Krisi është shumë i lumtur për fëmijën, edhe pse familja e tij ngurron, për shkak të lidhjes së pazakontë.

Për sa i përket xhelozisë, Etani thotë që është gjë që zgjidhet, për sa kohë diskutojnë me njëri-tjetrin. Ndërsa Trevisi beson se xhelozia do të jetë gjithnjë e pranishme, por kur njihesh mirë me tjetrin, nuk mund të jetë problem.

FOTO GALERI
3/4
Tori e di që babai është Krisi, pasi mbeti shtatzënë kur kishte ikur në pushime vetëm me të, por të katërt burrat do të jenë po njësoj prindër të fëmijës. Krisi është shumë i lumtur për fëmijën, edhe pse familja e tij ngurron, për shkak të lidhjes së pazakontë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA