Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Espanyolit në La Liga.
Zidane në këtë konferencë foli rreth transferimeve të mundshme gjatë merkatos së janarit si dhe për lojtarët që ka në dizpozicion.
Sa i përket uellsanit Gareth Bale, Zidane u shpreh ai duhet ta dijë vet se çfarë bënë.
“Nuk do ti ndaloj asgjë Bale-it dhe asnjë lojtarit tjetër. Lojtarët kanë përvojë dhe e dinë vetë së çfarë duhet të bëjnë”, tha fillimisht Zidane.
Ndërsa rreth merkatos së janarit francezi u shpreh se gjatë kësaj merkatoje gjithçka mund të ndodhë.
“Gjithçka mund të ndodhë. Kur të jetë koha e duhur do të shohim se çfarë do të ndodhë. Momentalisht jam i lumtur me lojtarët e mi”, shtoi ndër tjerash ai.
Për ndeshjen ndaj Espanyolit, Zidane u shpreh se do të mundohen të japin më të mirën nga vetja për të arritur një rezultat pozitiv.
Ndeshja mes Realit dhe Espanyolit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.
Top Channel