“Mund të martohemi që nesër, ai është gati për t’u bërë baba”, ish-Misi dhe këngëtari pranojnë se…

06/12/2019 17:57

Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona Mejdani ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndanë më tepër detaje nga marrëdhënia e tyre në çift dhe planet e afërta personale.

Të ngacmuar nga Bieta, këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria pranuan se ndihen të gatshëm për të kurorëzuar dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë, madje lanë të kuptohet se e gjithë kjo mund të ndodhë aq shpejt sa një ditë të dalin papritur në publik si të martuar.

Sa i përket planeve për fëmijë, Ertemiona tha se Devisi është në kohën e duhur për t’u bërë baba, ndërkohë vet ky i fundit pohoi se i do shumë fëmijët dhe me siguri do ishte një baba shembullor.

Top Channel