“Black Friday” shënon incidentin e pare, Amazon dërgon prezervativë në vend të “Nintendo Switch”

06/12/2019 19:15

Disa blerje gjatë “Black Friday”, kanë rezultuar zhgënjyese për klientët e amazon. Drejtuesit e amanzon i kanë kërkuar falje klientëve të tyre, për gabimin që kanë bërë punonjësit e kompanisë së saj.

Në vend të produktit të porositur prej blerësve që ishte një “Nintendo Switch”, iu është dërguar furça dhëmbësh, vegla muzikore si edhe prezervativë. Shumë klientë janë shprehur tepër të zhgënjyer nëpër rrjete sociale më së shumti në “Twitter”, pasi nuk arritën që të siguronin një produkt që ju nevojitej me shumë pak para.

Drejtuesit e amazon kanë filluar një hetim për të zbuluar se si ndodhi një gabim i tillë, i një kompanie që konsiderohet si më të mëdhatë dhe më të fuqishme financiarisht në botë. Ata kanë premtuar që do ti rimbusojnë klientët, por ata nuk kërkojnë këtë gjë.

Klientët duan që të sigurojnë “Nintendon Switch”, po me të njëjtën çmim që ishte gjatë “Black Friday”, duke shpresuar që gabime të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA