Diaspora/ “Kam kaluar traumë. Nuk lëvizja dot nga Anglia, sepse më bllokuan pasaportën shqiptare rreth 1 vit”

23/11/2019 20:00

Klevis Elmazaj ishte vetëm 5 vjeç kur familja e tij emigroi në Itali. Aktualisht Klevisi është balerin dhe koreograf në Amsterdam.

Ai është diplomuar në shkollën e baletit anglez “Rambert School of Ballet and Contemporary Dance”.

Klevis shprehet se përmes baletit arrin të shprehë ndjenjat, emocionet që ka brenda, që nuk i shpreh dot me fjalë. Klevisi ka rrëfyer emigracioni e familjes së tij, që nuk ka qenë asnjëherë një gjë e lehtë, dhe ka patur shumë vështirësi. Klevisi nuk është dorëzuar kurrë , edhe kur për 1 vit në Angli ka hasur probleme për shkak të pasaportës.

Edhe pse ka kaluar një moment të vështirë një gjë e rëndësishme për të është “të mos dorëzohesh kurrë” gjë që të ndihmon të kalosh sfidat, dhe të ecësh përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA