Një nga vajzat e cila thotë se është trafikuar dhe abuzuar nga Epstein kur ishte vetëm 15 vjeçe, po flet për herë të parë në publik. Ajo ka thënë se Epsteini përdorte praninë e princit britanik te ishulli i tij për të joshur vajzat te ishulli i pedofilëve.

Vajza 31 vjeçare, e cila nuk e ka dhënë ende emrin, nuk kishte folur në publik më parë, por ishte identifikuar si Anonimja 15.

Ajo thotë se bashkëpunëtorja e Epsteinit e kishte jshur duke i dhuruar një iPod dhe më pas e kishte sulmuar seksualisht te ferma e Nju Meksikos, para se t’ia kalonte milionerit.

Pas abuzimit, Epsteini e kishte ftuar te ishulli në Virxhin Islands, duke i thënë se do të ishte dhe princi Endrju atje, djali i mbretëreshës Elizabetë, por ajo kishte refuzuar.

Vajza doli në konferencë shtypi dhe në kyçin e dorës kishte një byzylyk me shkronjat “Epsteini nuk u vetëvra”.

Princi Endrju ka mohuar të ketë pasur lidhje me trafikun e Epsteinit. Ai është akuzuar nga një tjetër vajzë se ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17. Ai i ka mohuar akuzat dhe ka thnëë se faji i vetëm ka qenë që është shoqëruar me një si Epstein, por s’ka marrë pjesë në asnjë prej veprimtarive për të cilat akuzohet.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA