Robert Ndrenika ndjek ”Shqipëri-Francë” në stadium dhe shpreh një dëshirë: Shpresoj të bëhet edhe teatri i ri

18/11/2019 10:07

Ndeshja hapëse e stadiumit të ri Air Albania, e cila përballi të zotët e shtëpisë me kampionët e botës ka sjellë në tribunë edhe aktorët e njohur të skenës shqiptare Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi.

Natyrisht që cilësia e shtëpisë së re të kombëtares tonë i ka impresionuar të gjithë përfshi edhe dy artistët, të cilët për media nuk kanë nguruar që të shprehin dëshirën që edhe Teatri i ri Kombëtar të jetë po aq I bukur sa edhe stadium.

Robert Ndrenika u shpreh se shpreson që të bëhet edhe teatri i ri ashtu sikurse u përfundua stadiumi. “Kam keqardhje që këta miqtë e mi nuk do lozin dot në këtë stadium për arsye të moshës, ashtu si dhe unë nuk do luaj në teatrin e ri që do bëhet. Shpresoj që të bëhet dhe ai.  Do shikoj stadiumin, pastaj do komentoj ndeshjen”, tha Ndrenika duke folur për mediat në ambientet e stadiumit.

Ndërsa Derhemi u shpreh se si ky stadium duhet të bëhen edhe gjërat e tjera në Shqipëri. “Teatër ëndrrash, është stadium i jashtëzakonshëm dhe  shpresoj që si ky stadium të bëhen gjithçka nga sot e tutje në Shqipëri”, tha Derhemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA