Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë ka dëshmuar përpara Kongesit Amerikan si pjese e hetimit nisur ndaj presidentit. Ajo është pyetur edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Kathleen Kavalec.

Në këtë dokument të deklasifikuar të kongesit është zbardhur përgjigja e zonjës Hill, nga ku ajo qartësisht jep shpjegime se kanditatura e Kathleen Kavalec, u minua pas përfshirjes së një kompanie lobimi e kontraktuar nga Partia Demokratike në Shqipëri.

“Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”- tha Hill.

E gjitha kjo ka deklaruar Fiona Hill u përdor për ta shkatërruar atë dhe kandidaturën e saj u tërhoq nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Pikërisht ky grup lobimi nisi ta akuzonte Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues. E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në Shqipëri, gjë për të cilën kishte nisur edhe të mësonte gjuhën shqipe”- vijoi më tej Fiona Hill.

Në mars të vitit 2019 Top-Channel raportoi se PD kishte lidhur një kontratë lobimi me kompaninë Sonoran Policy Group e cila në deklarimin në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, në pasqyrën e pagesave për punën e bërë shkruante, se nuk marrë asnjë pagesë nga PD për këtë operacion lobimi në senat.

Atë kohë përgjigjja e PD për Top-Channel ishte se kjo kontratë lobimi lidhej me nxitjen e të nominuarës për ambasadore zonjës Kathleen Kavalec, për të luftuar narkotrafikun, krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit,në Shqipëri.

Por kjo dëshmi në kongres e Fiona Hill 7 muaj më pas tregon krejt të kundërtën atë se PD, ndërhyri përmes lobistëve në politikën e jashtme të SHBA, që konsiderohet një krim i rëndë federal.

Nga Muhamed Veliu

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA