Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 13ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 11C në 20ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 13ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin dhe temperaturat në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA