Është betuar pak minuta më parë edhe Fiona Papajorgji, gjyqtare e re e Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia u zhvillua në Presidencë.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Më herët u betuan para Presidentit, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Tre gjyqtaret të cilat u betuan sot, së bashku me Besnik Muçin, që u betua disa javë më parë, Gjykata Kushtetuese ka tashmë katër anëtar të rinj.

  Betohet Elsa Toska, gjyqtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese

  Debati mbi dekretin/ Xhaferllari betohet para Metës si gjyqtare e ‘Kushtetueses’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA