Në fillim të vitit 2015, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi akuzon publikisht Ilir Metën, se kishte porositur vrasjen e tij. Ai publikon edhe video-dëshminë e një personi që pretendohej se kishte marrë porosinë. Opozita nis protestat ku kërkon largimin e Metës.
“Je kokë e qelbur, jep dorëheqjen”, pohon Berisha në Parlament
“Ruaj zërin, ruaj zërin, ju lutem jepjani ilaçet”, pohon Meta në sallë.
“Mos shfrytëzo votat e krimit”, i përgjigjet Berisha.
“Për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dakort? Dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën”, i kundërpërgjigjet Meta.
“Kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme në të cilën janë përfshirë një tufë politkejsh dhe rrugeçërish”, deklaroi në atë kohë rama.
“Ai s’ka pasur asnjëherë respekt për Ilir Metën të jemi të sinqertë”, thotë Baton Haxhiu.
Top Channel