Banorët e Astirit edhe sot dolën në protestë për të mbrojtur banesat e tyre. Ish-deputetja e Partisë Demokratikë, Orjola Pampuri në orët e para të mëngjesit me zë dhe figurë dha një lajm të tmerrshëm, sipas saj Mahmut Imallari, banor i Astirit ndërroi jetë.
“Një nga banorët e unazës ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia. Është një turp për të cilin do të mbani përgjegjësi, ka thënë Orjola Pampuri, ish-deputete e PD-së.
Fatmirësisht në këtë protestë pati vetëm të lënduar. Ja si justifikoi Albana Vokshi kolegen e saj për lajmin e rremë që shpërndau.
Më parë kolegia juaj tha që ka një viktimë. Ndërkohe si është e vërteta, sepse burime pranë Spitalit të Trumës thonë që ka vetëm të plagosur? Rudina Muça
Top Channel