Me Modric jashtë forme, Iscon që nuk bind, James Rodriguez drejt largimit, kanë detyruar drejtuesit e Real Madrid të hidhen në merkato në kërkim të një mesfushori.

Pasi u përpoqën gjatë verës për të afruar Paul Pogba nga Munchester United dhe Christian Eriksen, drejtuesit e Los Blancos tashmë kanë vendosur në qendër të vëmendjes një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për spanjollin e Napolit Fabian Ruiz, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira në Serie A. Zërat e fundit të interesimit të madrilenëve kanë shtyrë drejtuesit e Napolit që të rinovojnë sërish me mesfushorin në mënyrë që të rrisin edhe klauzolën në kontratën e tij, por deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

23 vjeçari konsiderohej si i pa shitshëm nga presidenti i klubit De Laurentis, por duke parë dhe situatën e brendshme në klub dhe revoltën e lojtarëve kundër klubit, në rast të arritjes së një shifre të lartë presidenti nuk do të ishte kundër këtij transferimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA