Trajneri i Partizanit Franco Lerda u shfaq i qetë në konferencën për shtyp në prag te sfidës që java e 12 i rezervon kryesueseve të kampionatit.
52-vjeçari tregoi qartë se skuadra e tij është përgatitur me seriozitet për këtë 90 minutësh dhe nuk e nënvlerësojnë aspak rivalin.
“Dua të konfirmoj që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Në ndeshjen e parë, fituam në inferioritet numerik, pasi ishim me 10 lojtarë. Flamurtari do të ketë respektin tonë maksimal, pasi duke parë dhe ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, ku nuk e meritonin të humbisnin duhet të tregohemi të vëmendshëm. Për sa i përket fazës ofensive, kanë sulmues mjaft potent dhe kjo padyshim do të jetë pika e tyre e fortë ku nuk duhet ti lëmë hapësirat që do të kërkojnë”, shprehet Franco Lerda, Trajner i FK Partizani.
Duke mos preferuar të jap një përgjigje ne lidhje me thumbimet e futbollistit të Tiranes, Andi Lila, Lerda u ndal tek gjendja e skuadrës së tij dhe shqetësimi në lidhje me terrenin ku do të luajnë këtë të diel.
“Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje më deklaratën e Andi Lilës, për këtë është shprehur klubi me anë të një komunikate. Sa I përket situatës së futbollistëve të mi më duhet të them se Solomon ka nevojë për kohë në mënyrë që të rikuperohet 100%, ndërsa Kote dhe Hakaj gjithashtu do të jenë pjesë e grupit kur të kenë arritur gjendjen e duhur fizike. Nuk më pëlqen të flas për terrenin sepse mesa di fusha në Vlorë është e mirë ndaj na mbetet të shpresojmë që moti të jetë në favorin tonë’’, tha Lerda.
Top Channel