Aktorja e famshme akuzon publikisht regjisorin fitues të Oskarit: Më përdhunoi brutalisht kur isha 18-vjeç

09/11/2019 08:53

Aktorja e filmit francez Valentine Monnier ka akuzuar regjisorin fitues të Oskarit Roman Polanski për dhunimin e saj kur ajo ishte 18 vjeç në një resort skish.

Monnier hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet, në mënyrë që të përshkruante përvojën sipas saj të tmerrshme nga Polanski.

Ajo tregoi se si ajo kishte frikë se mos do të vritej nga regjisori i filmit pasi ai e ‘përdhunoi dhunshëm’ në Gstaad, Zvicër.

Polanski është ende në kërkim në Amerikë pasi u deklarua fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13-vjeçare në 1977 dhe më pas u largua nga vendi.

Në një deklaratë të detajuar Monnier tha që ajo tani dëshironte të akuzonte Polanski për sulmin ndaj saj në fillim të vitit 1975.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA