LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban. SHBA gati të vendosë trupa tokësore në Iran e Hormuz 19/03 10:42
Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare e që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është qëlluar 150 herë te parkingu i një qendre tregtare.
30-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin Eduardo, u vra te parkimi i një qendre tregtare në qytetin Kuliakan.
Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e shkuar.
Por policia e liroi shpejt Ovidion, pasi anëtarët e kartelit, të urdhëruar nga vëllai i të arrestuarit, djali tjetër i El Çapos, u vërsulën menjëherë, me dhjetëra njerëz të armatosur, duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.
Autoritetet meksikane thanë se e liruan për të shmangur vdekje të tjera.
Top Channel