Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit
Ishte viti 1909 kur bankieri dhe filantropisti francez Albert Kahn mori nismën të krijonte koleksione fotografike të popujve të ndryshëm.
Në mesin e më shumë se pesëdhjetë vendeve të botës, interesin e Kahn- it e tërhoqi edhe Shqipëria. Kështu një prej grupeve të shumtë të fotografëve që Kahn dërgoi shkeli në tokën e trevave tona.
Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtën e 1913-s. Zhan Bryn dhe Ogyst Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date. Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty.
Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë ku qëndruan dy ditë. Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht me një anije vazhduan rrugën për në Tivar në Malin e Zi për të përfunduar në Shkodër më 21 tetor 1913.
Top Channel