
25/02 14:10
Pak javë pas thirrjes që i bëri nga Tirana opozitës shqiptare, kryeministri italian, Guiseppe Conte i ka kërkuar sërish sot që të ulet me mazhorancën për reformën zgjedhore, por pa vendosur parakushte.
Në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama në Romë, Conte foli si “kryeministër i një vendi mik me Shqipërinë”, që opozita jashtëparlamentare të pranojë një hap të tillë konstruktiv dhe të ulet me mazhorancën për realizimin e reformës së rëndësishme.
Realizimi i reformës zgjedhore është përcaktuar edhe nga Bundestagu gjerman si një kusht i domosdoshëm për avancimin e procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Top Channel