Instagram dhe Facebook zhdukin pjeshkën dhe patëllxhanin si “emoji”: Janë seksuale dhe provokuese

30/10/2019 11:43

Facebook dhe Instagram kanë ndaluar përdorimin e ’emojis seksuale’ duke përfshirë patëllxhanët, pjeshkën dhe pikat e ujit.

Udhëzimet e reja deklarojnë se këto emoji nuk mund të përdoren për të përshkruar aktivitetin seksual dhe pjesët lakuriqe të trupit nuk mund të mbulohen me simbolet.

Sidoqoftë, gjigantët e mediave sociale po kritikohen për shqetësime të tepërta për domethëniet e fshehura të emojis dhe jo racizmin dhe propagandën që shfaqet në faqet e tyre.

Por Kanye West duhet të jetë entuziazmuar kur ka dëgjuar lajmet, pasi në komentet e fundit, ai tha se media sociale i bën burrat të vuajnë si Jezusi ’ndërsa akuzoi platformat për varësi seksuale dhe torturimin e burrave të martuar”.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA