Një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi keq, kur gabimisht u shërbye një tortë që përmbante marihuanë, tha sot policia gjermane në Rostock.

Pas funeralit, u raportua se të pranishmit u mblodhën në një restorant në Vitagen për të pirë kafe dhe për të ngrënë tortë, zakon ky pas një funerali në Gjermani, por pasi hëngrën tortën, 13 persona ndjeheshin keq dhe kërkuan ndihmën e mjekut.

Hetimi zbuloi se punonjësi i restorantit, përgjegjës për ëmbëlsira, i kërkoi vajzës 18-vjeçare t’i piqte tortën, por ajo mori tortën e gabuar nga frigoriferi, të bërë për një rast tjetër, dhe e shërbeu në funeral.

Policia tha se vajza 18-vjeçare ishte nën hetim.

Incidenti ka ndodhur në gusht, por për shkak të rastit të ndjeshëm, ai është bërë i ditur vetëm tani.

Top Channel