Pas dorëheqjes së Agron Tares, në krye të Autoritetit Portual Durrës emërohet Pirro Vengu. Ai vjen në këtë detyrë pas një eksperience drejtuese disa vjeçare, fillimisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe së fundmi pranë Këshillit të Ministrave, ku ka drejtuar për dy vite Departamentin e Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit (DATAK).

Kryetarja e Bordit Drejtues të APD-së, Viola Haxhiademi prezantoi Vengun në një takim të zhvilluar në port. Duke vlerësuar besimin që i është dhënë nga drejtuesit e qeverisë, Vengu kërkoi më shumë impenjim për realizimin e objektivave për të ardhmen.

“Prioritet i punës sime në vijim mbetet siguria e portit, ruajtja e performancës financiare me ritmet e deritanishme dhe zhvillimi i mëtejshëm i nyjes më të rëndësishme të Shqipërisë”, – tha i sapoemëruari në krye të portit më të madh të vendit.

Vali Qyrfyci

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA