Ne do ti rikthehemi sërish performancës financiare të aeroportit “Nënë Tereza”. Bazuar në pasqyrat financiare të bëra publike nga vetë kompania ky koncension rezulton të ketë qenë një minierë ari. Nga viti në vit ajo ka njohur vetëm rritje. Në vitin e fundit, 2018 ky koncension ka siguruar fitime deri në masën 50 %.
Në listën e 100 kompanive më fitimprurëse në Shqipëri, koncesnionari i aeroportit renditet në vendin e 5-të.
“Konkretisht, nëse mund të flasim me shifra, në vitin 2013 norma e fitimit ishte 35%. Ndërsa në vitin 2018 ka arritur në normë record fitimi në 50%”, thotë Ornela Liperi, gazetare.
Në vitin 2018, qeveria shqiptare u duk e ashpër në deklaratat e saj kundër Koncensionarit të ri në aeroport. Dyshimet ishin se kompani i ka tejkaluar shumë herë fitimet që parashikoheshin në kontratë. Dhe për këtë duhej një ndërhyrje.
Deklaratat e Zotit Ahmetaj në fakt i referohen auditimi që një kompani e pavarur do ti bënte financave të koncensionit në të gjithë periudhën e tij. Tenderi e fitoi kopania “BDO Albania”
Top Story bën publik për herë të parë gjetjet e këtij auditi financiar. Ky raport është mbajtur i fshehur për muaj me rradhë nga të 3 palët, Ministria e Infrastrukturës, Aviacioni Civil, dhe vetë kompania që menaxhon aeroportin.
Detyra kryesore e kësaj agjencia auditimi, ishte analizimi i pasqyrave financiare të TIA-s për periudhën 2004-2017 dhe krahasimi me marrëveshjen e nënshkruar.
Gjithashtu do të kryheshin analizat e tarifave dhe cmimeve të aplikuara nga TIA dhe krahasimin e tyre me çmimet e aplikuara në aeroportet e tjera në rajon.
Siç duket edhe në këtë tabelë, prej vitit 2005 deri në 2017-ën, kompania ka pasur një xhiro totale prej 387.8 milion euro. 92% e kësaj xhiroje ka ardhur nga shërbimet aeronautike.
Të ardhurat nga shërbimet aeroportuale përfshijnë:
Të ardhurat joaeronautike kryesisht përfshijnë reklamat, parkingun dhe ambjentet me qera për biznese në territorin e aeroportit.
Bazuar në pasqyrat financiare për këto 12 vjet, fitimet bruto kanë qenë në masën 57 % të xhiros së përgjithshme. Pra, koncesionari ka fituar 215 milionë euro, ose rreth 18 milionë euro çdo vit.
Ndërkohë shteti shqiptar si taksë koncensioni, në total ka marrë 32.7 milion euro.
Për tarifat aeroportuale ëshët folur shumë. Pasi biletat e kripura vijnë falë tyre. Por asnjherë nuk ëshët treguar sa para ka fituar kompnia nga këto tarifa. Auditi tregon se vetëm nga Tarifat e trajtimit te avionëve në tokë për 12 vjet, të ardhurat totale kanë qenë 130 milion euro.
Ndërkohë tarifat e ulje ngritje të avionëve janë raportuar 62.3 mln euro.
Raporti më tej vijon me analizën e investimeve që ka bërë kompani koncensionare në këto 12 vjet. Në total shifra e investuar është 78 milion e 149 mijë euro. Nga këto vetëm terminali ka kushtuar 68 milion e 737 mijë euro. Pra 88% investimit total ka shkuar vetëm për terminalin.
Ndërkohë 4 milion e 47 mijë euro kanë shkuar për IT dhe paisje zyre. Që kapin 5 % të investimit.
Pjesa më e rëndësishme e këti auditimi ka të bëjë me atë që e prekëm pak edhe më herët. Skenari bazë i fitimeve. Në fazën e tenderimit TIA ka paraqitur një model financiar për mënyrën e operimit të aeroportit. Ky skenar bazë parashikon xhiron e parave për periudhën e operimit, performancën financiare dhe shkallën e fitimeve.
Ja cili është rezultati që auditi ka nxjerrë duke krahasaur performancën aktuale me skenarin bazë: Numri total i udhëtarëve që kanë fluturuar nga ky aeroport, në 12 vjet ka qenë 20.2 milion pasagjerë. Kjo është një shifër 43% më shumë se ajo e parashikaur në skenarin bazë. Në atë skenar pirtej të kishte vetëm 14.1 milion pasagjerë për të njëjtën periudhë.
Edhe numri i fluturimeve ka qenë 17 % më i lartë se sa parashikimi i skenarit bazë.
Xhiroja totale e aeroportit të rinasit, nga 2005 deri në 2017, ka qenë 388 milion euro. Kjo është një shifër shumë me e lartë se ajo e parashikuar në skenarin bazë, prej 258 mln euro.
Auditit vëren se rritja e të ardhurave ka ndodhur si pasojë e rritjes së numrit të pasagjerëve dhe numrit të fuluturimeve përtej pritshmërive. Por në disa raste kanë ndikuar edhe tarfiat e larta aeroportuale që janë aplikuar nga koncensionari.
Fitimet aktuale të kompanisë janë gjithashtu shumë të larta. Sipas skenarit bazë, ishte parashikuar që kompania të kishte fitime neto vetëm 66 mln euro, por në fakt këto fitime shkruan 149 milionë euro.
Dividentë të shpërndarë te aksionerët janë shifrat më të fryra të këtij raporti. Dividenti ka qenë 295% më i lartë nga skenari bazë. Ishin parashikuar 22 milion e 864 mijë euro. Por aktualisht aksionerët kanë marrë në formë dividenti 90 milion e 264 mijë euro. Kjo është një shifër shumë e lartë. Pra në xhepat e aksionerëve kanë shkuar 67 milion 400 mijë euro më shumë.
Mos harrojmë që këto fitime janë deri në vitin 2017. Koncensioni vazhdon deri në vitin 2027. Pra, këtyre fitimeve do ti shtohen edhe fitimet e 10 viteve të tjera.
Top Channel